Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri.
Dyshohet se shtetasi me iniciale Y.M., ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri në pronësi të shtetasit me iniciale M. H.
Njoftimi i policisë:
Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin:
- M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamunah, Cërrik, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri në pronësi të shtetasit M. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.