Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi në emisionin “Arnautistan” se ndihet i përdorur në lidhje me kohën e kushtuar PD-së.
Bejko pohoi se Berisha e pengonte që të ishte i pari në listën për deputetë, pavarësisht se baza ishte në favor të tij.
Ndër të tjera ai shton se nuk ka qenë ndonjëherë politikan dhe se nuk ka qenë as në parlament.
“I vetmi pishman që kam është që i kam kushtuar shumë kohë, dhe në aspektin financiar sa mundem, PD-së në vite. Ndihem i përdorur. E kuptova që duke qenë nga Lazarati nuk do mjaftonte vetëm përkushtimi dhe ndershmëria. Politikan s’kam qenë ndonjëherë sepse s’kam qenë në Parlament.
Këtë e ka penguar me dashje Berisha. Më kanë vendosur të dytin në listë që unë të sillja ato vota që mos shkonin në parti të tjera, ndonëse kam qenë i kërkuar për të qenë i pari i listës. Në 2017-ën të kisha qenë unë, do kishim marrë dy deputetë sot”, tha Bejko.