Donaldi deklaron se ndihet në faj për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së tij me Bora Zemanin dhe nisjes së një raporti me Beatrix Ramosaj.
E pyetur nga opinionistët e ‘’Big Brother Vip’’ ai është rrëfyer i vënë në faj për faktin se nuk arriti dot të qartësonte asnjërën palë për vendimet e marra prej tij.
Opinionistët e kanë akuzuar atë se nuk është treguar i drejtë për mënyrën se si e menaxhoi ndjenjat e tij për dy vajzat e njohura të shoëbizit shqiptar.
Sonila Meço: Si ndihesh sot? Me gjithë këtë situatë çfarë ndjen?
Donaldi: Ndihem në faj…
Sonila Meço: Në ç’kuptim ndihesh në faj?
Donaldi: Sepse sapo kuptova që nuk i kam dhënë asaj vajzës respekt
Sonila Meço: Sa përsona kë zhgënjyer? Mendon që asaj vajzës që sapo je lidhur i ke dhënë respekt?
Donaldi: Jo, as asaj jo