Rruga drejt martesës e yllit botëror Jennifer Lopez dhe aktorit amerikan Ben Affleck nuk ishte aspak e lehtë. Në një intervistë të re për ‘Apple Music 1’, këngëtarja e njohur foli për romancën e saj me aktorin dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pas përfundimit të fejesës së tyre të parë në vitin 2004.
“Ishte shumë e dhimbshme pasi u ndamë. Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”, u shpreh 53-vjeçarja.
“E gjithë kjo më çoi në një rrugë ku për 18 vitet e ardhshme, nuk mund t’ia dilja, por tani, 20 vjet më vonë, gjithçka ka një fund të lumtur”,- vijoi artistja.
Jennifer Lopez u rikthye me Affleck, plot 17 vite pasi u ndanë për herë të parë. Ajo njoftoi të premten e kaluar se do të publikojë një album të ri të titulluar ‘This Is Me… Now’, një këngë e rinovuar pas “This Is 2002’s Me.. Then”.
Në prill të vitit 2021, “Page Six” zbuloi se Lopez dhe Affleck ishin ribashkuar pas ndarjes së saj nga ish-i fejuari Alex Rodriguez . Ata u fejuan një vit më vonë dhe u martuan në korrik të vitit 2022 në Las Vegas.