Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka mohuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë.
Komentet ai i bëri në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, në Ramstein, në Gjermani. Megjithatë, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.
“Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters”, dy lloje avionësh luftarakë, kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.
Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.
Disa muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard. Këto tanke janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.