Ndihmoi në krijimin e vaksinës “Sputnik-V”, shkencëtari rus gjendet i vdekur brenda banesës së tij

Studiuesi dhe virologu rus, Andrei Botykov i cili kishte kontribuar në shpikjen e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.

Trupi i shkencëtarit u gjet të enjten brenda banesës së tij në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.

Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V. Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe ata filluan të grinden për para.

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.

Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë në vendet mike dhe aleate, përfshirë Turqinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *