Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës doli sot para GJKKO-së për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. GjKKO la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ dhënë më 24 tetor 2023.
Ajo akuzohet se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor ndërsa masa “arrest në burg” u caktua edhe për 2 vëllezër fierakë të dënuar në Belgjikë, Besjan dhe Leonard Ramaj.
Hetimi i nisur nga SPAK ka ardhur pas një letër-porosie të mbërritur nga Belgjika për disa kohë më parë për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.