Fijet që gjenden te misri, të quajtura ndryshe dhe si “mustaqet” e misrit kanë aftësi të mëdha shëruese. Këto fije të holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes si kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K. Ata ndihmojnë në reduktimin e shumë sëmundjeve.
Janë diuretikë natyralë shumë të fortë, kanë efekt anti-inflamator dhe qetësojnë traktin urinar dhe veshkat. Këto fije, nëse përdoren si çaj, pastrojnë trupin nga bakteret, ndihmojnë me inflamacionin në fshikëz, ndihmojnë me gurët në veshka dhe infeksionet e traktit urinar.
Përveç këtyre përfitimeve, çaji që bëhet nga këto fije është i mirë dhe për detoksifikimin, lehtëson punën e mëlçisë si dhe redukton dhimbjet e kyçeve të shkaktuara nga sëmundjet reumatizmale. Rekomandohet që ta pini çajin deri në tre herë në ditë.
Nuk rekomandohet pirja e këtij çaji para gjumit. Gjithashtu, mos përdorni ëmbëlsues.