Ndihmonte emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet i riu (Emri)

Shtetasi Skenard Lipo, është ndaluar nga policia si i dyshuar në veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj për të kaluar kufirin.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se Skendar Lipo, në bashkëpunim me të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit “Perimetri” gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *