Një grua shqiptare që besohet se ndihmonte në transportin e emigrantëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla është arrestuar në Angli.
E reja ra në pranga në kuadër të një operacioni policor në kuadër të goditjes së trafikimit të qenieve njerëzore.
Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA, tha se po zhvillohet një hetim i vazhdueshëm ndaj grupeve shqiptare që shërbejnë si ndërmjetës apo transportues të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët duan të marrin vetëm paratë dhe sipas tyre nuk iu intereson siguria e emigrantëve.
Kalimi i paligjshëm nëpërmjet gomoneve apo edhe rrugëve të tjera të paligjshme është shumë Ii rrezikshëm prandaj organet britanike po tregojnë vëmendje të shtuar kundrejt këtyre rasteve.