E keni menduar ndonjëherë të doni të hani një ushqim por e keni të ndaluar nga shtetit? Jo, as unë nuk e kam menduar, ja pse duhet të jemi falenderues që mund të hamë gjithçka, kur të duam, si ta duam dhe sa të duam. Disa shtete kanë rregulla strikte në lidhje me mënyrën e të ushqyerit të popullit dhe kjo ndodh si pasojë e dëshirës për të ushqyer shëndetshëm popullin, për arsye fetare, sociale, ekonomike etj.
Sot do t’u prezantojmë me disa shtete të cilat kanë të ndaluara disa ushqime që ju me siguri i dashuroni dhe nuk e mendoni jetën tuaj pa to.
Franca ka ndaluar majonezën dhe ketchup-in në shkolla në përpjekje për të mbështetur ushqimet tradicionale, sigurtë që studentët dhe nxënësit e kanë harruar ndjesinë e të ‘zhyturit’ një hot-dog në majonez dhe në ketchup. Atyre ju lejohet t’i hanë këto ushqime të ndaluara vetëm një herë në javë.
Rusia e ka të ndaluar të hajë djath dhe mish të cilat janë të importuara dhe kjo ndodhi pikërisht për arsye politike, pasi prodhuesit e djathërave në vend po ankoheshin se biznesi i tyre nuk kishte fitime. Imagjinoni mos jeni në gjendje të hani djathërat e mrekullueshëm francezë!
Në Singapor përtypja e çamçakëzit është e ndaluar që në vitin 1992 dhe nuk do ta besoni arsyen pse!! Për t’i bërë rrugë më pak të ngjitshme. Po po. Në rrugët e Singaporit nuk ka shanse të të ngjitet një i tillë në këpucë ose në rrotat e makinës.
Në SHBA është e ndaluar të hash puding të zi dhe disa lloje frutash të thata, kjo për arsye se shkaktojnë probleme në shëndetin e njerëzve.
Pas këtyre që lexuat, shikojini me admirim ushqimet që të tjerët s’kanë shanse as t’i prekin…