Kur jemi pushim orët kalojnë më shpejt se kur jemi në punë. E kush nuk do të dëshironte një fundjavë më të gjatë. Për këtë e kanë një përgjigje specialistët që na tregojnë se si kontribuojmë që fundjava të zgjasë më shumë…
-Mundohuni të mos rrini gjatë përpara TV. Po, tani është shansi juaj për të pushuar, por të uleni para kompjuterit ose TV dhe të shikoni seriale dhe filma nuk është zgjidhja që kërkoni.
-Lërini mënjanë planet e shumta. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të planifikoni aktivitetet tuaja pa e tepruar. Synoni për tre gjëra në ditë ose gjatë gjithë fundjavës , për shembull, dhe do të shihni se si gjërat do të ecin më mirë.
-Mos flini shumë gjumë. Zakonisht, në fundjavë priremi të flemë dhe të zgjohemi shumë vonë. Megjithatë, me këtë taktikë ne ngatërrojmë “orën” e trupit tonë, e cila ndikon në energjinë tonë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.
-Së bashku me ekranet, lini mënjanë rrjetet sociale. Sigurisht, do të kontrolloni emailet tuaja, veçanërisht nëse prisni një mesazh të rëndësishëm, por jo siç bëni çdo ditë për punë. Preferoni t’i përkushtoheni njerëzve tuaj dhe vetes tuaj. Shkoni për një shëtitje, lexoni një libër, kërceni, qeshni, luani me fëmijët ose miqtë tuaj.
-Provoni diçka që ju “tremb” ose që nuk e keni bërë kurrë më parë. Provoni një sport ujor ose shkoni të kërceni. Çfarëdo qoftë ajo që ju frikëson, bëjeni. Në këtë mënyrë do të ndaloni të keni fobi edhe për gjëra të tjera, do ta shihni jetën me një sy ndryshedhe të hënën do të shkoni në zyrë plot energji dhe me humor të mirë.