Leicester mendon për përforcimet në merkaton e verës dhe në skenë kanë dalë dy emra së fundmi. “Dhelprat” po mendojnë për transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Chelsea ende nuk ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit, që te Southampton shënoi 9 gola sezonin e shkuar. WSest Ham e do gjithashtu, ndërkohë që edhe te Newcastle është përmendur.
Leicester në listën e dëshirave ka edhe mesfushorin Christian Eriksen, për të cilin këmbëngul shumë edhe Manchester United. Danezi kërkon një klub që lufton për trofe dhe pritet të ndryshojë skuadër këtë verë.