Opozita dhe mbështetësit e saj kanë thirur edhe të martën një tjetrë protestë duke qënë se ka informacion se plani francez do të kaloj gjatë ditës së sotme në qeveri. Kundërshtuesit e kësja marrëveshje prej tre ditësh protestojnë dhe dje ka pasur edhe forma dhune kur protestuesit can rrethimin policor dhe tentuan të hyjnë në selinë e qeverisë. Forcat policore u sulmuan me vezë dhe gjë sende të tjera
Mbështetësit dhe opozita maqedonase VMRO-DPMNE, deklaruan se do të vazhdojnë të shprehin revoltën e tyre deri kur qeveria të refuzojë propozimin francez.
Kujtojmë se në samitin e NATO-s në Spanjë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se beson se është gjetur një kompromis për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
Në fund të vitit 2020, Bullgaria refuzoi të miratojë kornizën e negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut, duke u arsyetuar se nuk mund të mbështeste fillimin e negociatave të me Shkupin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën.
Megjithëse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu Maqedoninë e Veriut si shtet, ka debate mbi një histori të përbashkët që nuk mund të ndahet. Diskutimet për këtë temë vazhdojnë midis ekspertëve të të dy vendeve.
Maqedonia e Veriut është vend kandidat për në BE që nga viti 2005.