Ndjeheni të lodhur dhe s’keni dëshirë të dilni në nëntor? Disa arsyet se përse është muaji më i mërzitshëm i vitit

Nëntori është muaji i ngjyrave gri, i ndezjes së kaloriferëve dhe shirave të rrëmbyeshëm. Nga ana tjetër, dimri i gjatë sapo ka filluar dhe ndihet rënia e humorit për shkak të mungesës së dritës dhe ndryshimit të orës.

Nëntori është një muaj i vështirë për t’u kaluar dhe këto janë konsideruar disa nga arsyet:

Vera është një kujtim i largët

Vera duket më e largët se kurrë. Aq sa ndonjëherë na duket sikur nuk e kemi jetuar kurrë. Në nëntor e kemi harruar zyrtarisht gëzimin e verës dhe jemi zhytur në atmosferën e dimrit. Çfarë na shpëton?

Vetëm ideja e Krishtlindjeve

Në fakt, me siguri e keni vënë re që dekorimet e Krishtlindjeve janë gjithmonë e më të hershme.  Kjo ndodh sepse fokusi në festimet e tyre mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Ka më pak orë dritë

Ora diellore ndryshon në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit. Kjo do të thotë të jetosh një orë të çmuar drite më pak. Në pesë të pasdites tashmë është errësirë dhe duket se ka mbaruar dita, kur në realitet kanë mbetur edhe shumë orë. Kjo mund të shkaktojë trishtim dhe ankth, ndjenja që nuk duhen nënvlerësuar.

Është muaj i gjatë pune

Shiu, i ftohti dhe mërzia shuajnë dëshirën për t’u socializuar, duke e bërë nëntorin muajin më të lodhshëm  të vitit. Në këtë periudhë, në fakt, ne i lejojmë vetes shumë pak kënaqësi dhe stresohemi për detyrat e tepërta.

Në këtë periudhë, në fakt, pasojat duken tek humori: lodhje e theksuar, motivim, apati, trishtim i përgjithshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *