Edhe pse Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i janë rikthyer jetës së përditshme, dasma e tyre ende është në qendër të vëmendjes. Blogerja duke ditur interesin e ndjekësve mbi detaje të ndryshme nga dasma e saj, nuk ka hezituar duke iu përgjigjur të gjithëve.
Së fundmi, Armina ka realizuar një “ask me a question” ku vëmendjen e mori një kompliment i një ndjekësi nga Tropoja. Komentuesi e konsideroi Arminën, nusen më dashuri në Tropojë. As blogerja nuk ia la mangët këtë komplimet, duke i konsideruar tropojanët njerëz me shpirt të madh.
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”,- shkroi Mevlani. Krahas këtij mesazhi, Armina vendosi një foto nga dasma e saj ku u vesh me veshje tradicionale tropojane.
Moderatorja e njohur është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo shpesh preferon që të komunikojë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Pyetjet më së tepërmi lidhen me marrëdhënien e saj të dashurisë me Shkëlzenin.