Një 26-vjeçare u arrestua në Selanik, pasi u kap me 14.5 kg heroine.
Sipas autoriteteve greke, mësohet se e reja nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar automjetin, duke u përpjekur të shpëtojë nga arrestimi.
Gjatë ndjekjes, ajo hodhi nga dritarja e mjetit një qese, që kishte brenda 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.
Pasi zbriti nga makina në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, ajo tentoi sërish të shpëtojë nga policia. Por rezultoi një përndjekje e dështuar dhe tashmë vajza do të përballet me autoritetet greke.
Sipas policisë, vlera e sasisë së konfiskuar e heroinës vlerësohet në 200,000 euro dhe mendohej të trafikohej në Selanik dhe Athinë.
/Marrë nga:CNN Greece/ Përshtati: Priza.al/