Ndjeksit e quajtën ‘lopë hollandeze’, Ronela Hajati nuk kursen fjalët duke ja kthyer: Gomar shqiptar…

Këngëtarja Ronela Hajati ka marrë një koment të pakëndshëm ditën e sotme teksa një nga ndjekësit e ka ofenduar, por duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje teksa ja ka kthyer menjëherë përgjigjen.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe mes komenteve të shumta të ndjekësve, të cilët e kanë uruar për fitoren në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.

Ronela Hajati publikon këngën me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin e RTSh-së - Lajmet e fundit - Zëri

“Gomar shqiptar”, i është kthyer ajo ndjekësit.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj, i cili i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *