Shkroi: Marina Kërçeli
“Ndjesë pastë Saliu, na ç ‘orientoi”, tha Edi Rama në parlament këtë të enjte dhe kaq ka mjaftuar që pas fjalës së tij Sali Berisha të kërkonte fjalën për replikë, por Enkelejd Alibeaj edhe kryetari aktual i PD kishte të drejtën e fjalës sipas rendit të ditës. Berisha ka shtyrë fizikisht Alibejn duke dhënë një shfaqe jo të këndshme në sy të publikut.
Kjo përplasje mes dy demokratëve të jepte idenë se “lufta” e tyre tashmë u s’postua brenda në parlament.
Burrat e Shtetit
Kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla nuk e lejoi Berishën të merrte fjalën për të dhënë replikën e tij edhe pse fronin e fitoj me forcë.
Përpos kësaj, Nikolla i dha fjalën Enkelejd Alibeajt.
Deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga lufta brenda llojit për të dhënë dhe ata mendimin e tyre një ndër tyre ishte e kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, i cili komentoj veprimin e Berishës dhe i kërkojë kryeparalmentares Lindita Nikolla pesë minuta pushim. Kjo e fundit gjithashtu i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin e tij.
“Ajo që ndodhi këtu në sytë e publikut është një turp i madh. Më fal kjo ka ndodhur dikur kur ky zotëri ishte kryeministër dhe një përfaqësues i PS po fliste dhe me harbutërinë që kishte bëri atë gjest, por zonja kryetare kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala, ta marrë. Kërkoj 5 minuta pushim sepse në emër të rregullores”, tha Balla.
Sakaq në foltore me mikrofon të fikur qëndronte Sali Berisha në pritje që shigjeta e drejtuar ndaj tij të mbaronin dhe ai të merrte fjalën.
Berisha duke pritur t’i hapej mikrofoni
Ndërkohë, seanca u ndërpre ku kreu i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se ajo që ndodhi sot në Kuvend është një turp i madh duke kërkuar 5 minuta pushim deri në sqarimin e situatës.
Incidenti i ndodhur i shtoi edhe një buzëqeshje Edi Ramës, ku pasi hodhi “gurin” shijoi shfaqjen.
Rama duke qeshur
Menjëherë pas përplasjes, Berisha sqaroi për mediat jashtë Kuvendit debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit. Ai pohoi se nuk kishte në plan të bënte debat me Alibeajn, por dëshironte të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.
Foto Berisha jashtë
“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë, s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.
Ndërkohë që Berisha fliste jashtë ALibeaj përfitoj nga rasti për të “rrëmbyer” foltoren e kuvendit.
Video e Plotë: