Gafa e Bora Muzhaqit për diellin është vërë virale. Në fund të forumit, Veliaj u tha të pranishmëve se rrezatimin solar sot e kanë falas, e se nuk kanë asnjë detyrim as ai dhe as ministrja. Po ashtu ai shtoi se kishin menduar se moti do të ishte freskt pranveror mirëpo rezultoi se dielli ishte përvëlues.
‘Mos u shqetësoni, rrezatimin solar e keni falas. nuk keni asnjë detyrim për mua ose nga Bora,j u falenderoj për durimin se dielli ishte përvëlues, menduam se do ishte fresk pranveror.’- thotë Veliaj.
Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi u kërkoi ndjesë të pranishmëve në forumin e Kongresit të PS-së për për diellin e tepërt.