“Ndjesia më e bukur që kam përjetuar”, Anxhela Peristeri flet pas përfundimit të “Eurovision”

Anxhela Peristeri, e cila na përfaqësoi denjësisht në Eurovision, ka folur pas performancës së saj në natën finale, duke u shprehur e lumtur që ishte pjesë e këtij kompeticioni.

Në finalen e madhe pasi votat e publikut dhe të jurisë u grumbulluan bashkë, Anxhela u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ❤ (Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj ❤Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan Anxhela në postimin e saj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *