Ndjeu dhimbje në zemër kur u fut në ujë, shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari

Një person i moshuar ka shpëtuar nga mbytja në zonën e Lungomares në Vlorë.

I moshuari rreth 70 vjeç, sapo është futur në det dhe ka ndjerë dhimbje në zemër, ndërsa menjëherë u ka kërkuar ndihmë personave që janë gjendur aty pranë.

Ata menjëherë janë afruar për ta shpëtuar, ndërsa i kanë dhënë dhe ndihmën e parë.

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e nevojshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *