Aktori i ‘Broadway’, Quentin Oliver Lee, ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë në fazën e katërt. Lajmin e bëri të ditur bshkëshortja e tij, Angie Lee Graham në një postim në llogarinë e tij në Instagram ditën e enjte, duke shkruar se Lee ndërroi jetë atë mëngjes.
“Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ata që do. Ishte paqësor dhe i përsosur”,- shkruante ajo.
Quentin Oliver Lee ndau fotot e tyre me vajzën Samantha, duke e quajtur atë një burrë, baba, bir, vëlla, mik, këngëtar, aktor dhe dishepull i pabesueshëm i Krishtit me besim të madh tek Ati i tij në qiell.
Angie lavdëroi bashkëshortin e saj të ndjerë për ndikimin e shumë “njerëzve dhe komuniteteve”, duke u shprehur se ai i ndihmoi të tjerët të bëheshin njerëz më të mirë.