Thellësia e tij ishte 8.9 km, dhe epiqendra është e njëjta pikë ku u regjistrua tërmeti i mëngjesit, 4.8 ballë, dhe u pasua me dy të tjerë me magnitudë 4.1 dhe 4.2 ballë të shkallës rihter.
Më herët sizmologët u shprehen se tërmeti 4.8 ballë nuk besohej se ishte ‘kryesori’, duke iu frikësuar një lëkundjeje edhe më të fortë, sikurse ndodhi.
“Kjo zonë për shumë vite konsiderohej si një nga zonat më të sigurtat në Greqi. Edhe pse ka pasur një rishikim të rregullores antisizmike në këtë zonë, asnjëherë nuk është konsideruar se ka pasur ndonjë rrezik dhe arsyeja është sepse nuk kishte prodhuar kurrë ndonjë tërmet shkatërrues, ndonjë ngjarje të madhe sizmike”, tha profesori i sizmologjisë Vassilis Karastathis .
Sipas sizmologëve, zona që duket se është aktivizuar është rreth dhjetë kilometra e gjatë, por për momentin askush nuk mund të specifikojë karakteristikat ekzakte.