Ndodh edhe kështu! Burri dhunon brutalisht policen pasi ajo i kërkon të zbatojë rregullat anti-COVID (VIDEO)

Dhuna është një ndër temat më delikate që po prek masivisht shoqërinë ditën e sotme, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë. Rast konkret është një video që e demonstron më së miri pasigurinë që has në rrugë, jo vetëm një person i thjeshtë por edhe një polic.

Momentet kur një qytetar australian rreh brutalisht një police grua janë bërë virale në mediat sociale në të gjithë botën. Burri kishte dhunuar policen, pasi ajo i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi pasi kishte thyer rregullat e shtetrrethimit.

Në pamje tregohet momenti kur oficerja  goditet në mënyrë të përsëritur ndërsa kolegu i saj thërret për ndihmë pasi edhe ai ishte goditur në gjoks momente më parë – duke pësuar “prerje dhe mavijosje”.

Sydney tani po hyn në javën e tij të 12 –të në shtetrrethim, të cilat i ndalojnë njerëzit të largohen nga shtëpia pa një “justifikim të arsyeshëm” dhe do të thotë se ata nuk mund të lëvizin në ambiente publike pa patur një arsye të qëndrueshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *