Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kuçovë ditën e sotme ku 60-vjeçare është arrestuar në Kuçovë pasi ka rrahur burrin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit të të moshuarve ndërsa ende nuk bëhet me dije se si ka nisur konflikti mes tyre.
Njoftimi i Policisë:
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.
Lidhur me rastin vijojnë hetimet deri në zbardhjen e rrethanave
/Priza.al/