Që kur ky skandal doli për herë të parë akuzat ndaj vajzave shqiptare të cilat udhëtonin shpesh në Dubai, nuk kanë munguar. Një nga ata është edhe këngëtarja përfshirë këtu edhe Enca Haxhiajn, e cila ka marrë së fundmi edhe nënshtetësinë.
Në emisionin “Goca dhe gra” Enca ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me këtë temë. Ajo ka deklaruar se një nga arsyet që ka zgjedhur të jetojë atje është siguria që ka në atë shtet dhe klima.
“Nuk është momenti i duhur për të folur për Dubain. Aty shkova për herë të parë para një viti. Shoqja ime këmbënguli të shkoja të bëja pushime. Më pëlqeu shumë dhe e gjeta veten pjesë e kulturës së tyre. Përtej gjërave që flitet në rrjetet sociale, Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë. Abuzime me drogë, vrasje krime nuk ekzistojnë fare. Është vend veror dhe unë vdes për plazh. Aty është gjithmonë verë dhe ndaj më pëlqen. Kam krijuar shumë kontakte pune në lidhje me muzikën por edhe jo. Ndihem e plotësuar dhe për momentin po jetoj mes Dubait dhe Shqipërisë.”
Këngëtarja u shpreh se ka punuar që e vogël dhe se gjithë Shqipëria e di se si është bërë e famshme dhe e pasur.
“Në fillim mendova se nuk duhet të reagoja por kur e pashë foton dhe emrin të përfshirë në një gjë kaq banale kur të gjithë e dinë sa vite kam në muzikë. Nuk është e thënë të kesh dashnor apo të besh gjëra imorale për të udhëtuar. Lajmi në gjithë botën doli për një influencer afrikane dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm në Dubai por kudo në botë. Dashakeqësia më neveriti. Jo vetëm për veten time por për të gjitha vajzat.
Unë kam shoqe që bëjnë jetë të thjesht por jetojnë aty. Nuk gjykoj asnjë vajzë sepse secila i bën vetë llogaritë. Por nuk ke pse shkon në Dubai të bëhesh eskortë. Ndodh edhe në Shqipëri, edhe kudo. Që herët e para që kam shkuar aty, pa dalë këto lajme njerëzit thoshin ke gjetur ndonjë sheik andej. Në Dubai ka mijëra femra yje dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik.”