Një konflikt ka ndodhur në Elbasan.
Mësohet se shtetasi me iniciale K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues) kanë goditur me grushte njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.