Një Gjykatë në Iran ka dhënë dënimin e parë me vdekje për një qytetar të arrestuar për pjesëmarrje në protestat që kanë përfshirë vendin kohët e fundit. Protesta u zhvilluan për vrasjen e një të reje nga policia e Moralit në Irani, pasi ajo nuk kishte vendosur siç duhej shaminë në kokë.
Gjykata Revolucionare në Teheran tha se i pandehuri, identiteti i të cilit mbetet anonim, është shpallur fajtor për zjarrvënien në një institucion qeveritar, shkruan BBC.
Irani ekzekuton më shumë njerëz në vit se çdo vend tjetër përveç Kinës, dhe dënimi i parë i njohur me vdekje i dhënë kundër një figure të identifikuar me lëvizjen protestuese ka alarmuar OJQ-të.
Mbi 326 persona kanë vdekur në 57 ditë demonstrata, të cilat shpërthyen pas vdekjes së një gruaje të re, e cila u arrestua pasi kishte vendosur shaminë e kokës “në mënyrë të papërshtatshme” Ndërkohë, zyrtarët iranianë që qëndrojnë pas shtypjes së dhunshme të protestave në të gjithë Iranin janë goditur me sanksione të reja evropiane, pasi Emmanuel Macron deklaroi se trazirat e vazhdueshme ishin një revolucion dhe pretendoi se bisedimet bërthamore me fuqitë perëndimore kishin arritur një ndalesë të zgjatur.
BE vendosi të hënën sanksione kundër 29 personave dhe tre organizatave. Lista përfshinte anëtarë të shquar të Gardës Revolucionare të cilët kanë udhëhequr një goditje që tani ka zgjatur gati tetë javë, duke shënuar provën më të madhe ndaj sundimit islamik të vijës së ashpër të imponuar 43 vjet më parë.