Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri para një kishe në Ëestville Hills, SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga policiqa nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, por nuk e ka identifikuar sulmuesin as viktimat dhe nuk ka ofruar asnjë detaj për sulmin.
“Tre persona në kishën peshkopale të Shën Stefanit janë qëlluar plumba. Dy viktimat janë dërguar në spitalin lokal dhe po marrin trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, 2 nga të plagosurit ndërruan jetë”, tha policia përmes Facebook.
Kujtojmë se SHBA ka përjetuar një sërë sulmesh me armë zjarri kohët e fundit, ku më tragjikja ka qenë ngjarja ku një nxënës i shkollës së mesme në Uëalde, Teksas, më 24 maj, i cili vrau 21 persona, 2 mësues dhe 19 nxënës.