“Ndodhemi në situatë absurde”, Rama në konferencë me Von Der Leyen: Paqja është e papërfunduar pa zgjidhur çështjen e njohjes së Kosovës

Gjatë konferencës së sotme me Presidenten e KE Ursula Von Der Leyen, Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë absurde si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar pengmarrje.

Ai theksoi se pak ditë para samitit, Shqipëria dhe KE janë në një linjë duke theksuar se paqja në rajon është e papërfunduar pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kemi folur me presidenten edhe për procesin. Kemi folur për situatën absurde në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe faktikisht një pengmarrjeje ndërkohë që ne i kemi bërë të gjitha detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me BE për konferencën e parë ndërqeveritare.

Faleminderit presidentet Von der Leyen e cila është një avokate e palëkundur e procesit. Është prej kohësh dhe para se të ishte në këtë pozicion, në ata që janë të bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndim në BE dhe është papushim në përpjekjen për ta nxitur procesin. KE për hir të së vërtetës ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Komisioni është i rreptë, por njëkohësisht është dhe i parashikueshëm sepse bazohet në fakte, në prova, në raportime që lidhen me përmbushjen objektive të detyrave. Ndërkohë që kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian fillon politika, duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar. E falënderoj presidenten për përpjekjen që po bën për ta zhbllokuar këtë situatë.

Realisht për një person dhe një figurë të Europës si Ursula von Derl Leyen për sa më takon mua dhe shqiptarëve, falënderimet nuk janë asnjëherë të mjaftueshme.
Kemi folur dhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal. Von Der Leyen është një prej bashkëpunëtorëve të ngushta të kancelares Merkel, një prej njerëzve që nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye e njeh mirë dhe e mbështet procesin siç është, për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE, por edhe të rritjes së kapaciteteve brenda për brenda Ballkanit Perëndimor. Në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor me BE pas pak ditësh në Slloveni, kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi dhe jemi në të njëjtën linjë për domosdoshmërinë që procesi të shtyhet përpara, që paqja e shumëkërkuar, e cila është e papërfunduar pa zgjidhur njëherë e mirë çështjen e njohjes së Kosovës, kërkon durim, dialog. Krijim të besimit reciprok mes palëve”
, deklaroi Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *