Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Gramës në Vlorë.
Paraprakisht bëhet me dije se jahti ka pësuar defekt në motor si pasojë e dallgëve dhe është bllokur.
Autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur evakuimin e 11 personave që ndodheshin në bordin e jahtit.
/Priza.al/