Ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, Sarah zbulon nëse ka biseduar me Beatrix pas daljes nga Big Brother Vip

Sarah Berisha, e cila ka pak kohë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, blogerja e njohur ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët më së shumti e kanë pyetur në lidhje me reality show-n.

Një ndjekës e ka pyetur atë nëse ka folur me Beatrix Ramosajn, pasi kjo e fundit ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtarja nuk është mirë emocionalisht dhe nuk ka reaguar aspak as në rrjetet e saj sociale që pas daljes nga shtëpia.

Ndërkohë lidhur me pyetjen, Sarah ka zbuluar se me të personalisht nuk ka komunikuar, por ka pyetur mamanë e saj se si është.

A ka komunikuar me Beatrix pas daljes nga BB VIP? Zbuloni çfarë

‘Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës’, ka shkruar Berisha, e cila brenda shtëpisë së BB VIP ka pasur një raport mjaft miqësor me Beatrix.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *