Në një lidhje në emisionin “Opinion”, avokati Sokol Hazizaj tha sedeputetu Alqi Bllako pas dorëheqies ndodhet në shtëpi. Nga ana tjetër ai theksoj se akuzat janë ngritur mbi dyshime pasi nuk ka fakte konkrete. Për të gjitha pikat avokati sqaron se Bllako nuk ka pasur kompetenca për shtyrje të afateve apo dhe për të ndërhyrë në proces.
“Nëse masa e sigurimit merret padyshim organi procedural mund të bëjë arrestimin e tij në shtëpinë ku ai ndodhet. Brenda 48 orësh bëhet vlerësimi nga gjykata e shkallës së parë.
Babai i të mbrojturit është me profesion inxhinier kështu që nuk shohë asnjë shkelje në këtë mes. Kontrata nuk ka asnjë firmë të hedhur nga Bllako. Nuk ka pasur tagër për të shtyrë apo ndonjë lëvizje tjetër. Vendimi nr. 951 i vitit 2017 për vlerësimin e tokës për atë operim ishte një çmim toke i referuar nga Hipoteka Fier dhe nga po ky institucion është vendosur në dispozicion ”, tha Hazizaj.