Ndodhi ajo që pritej, Samiri rrëfen tiparin që zbuloi te Meri e që nuk e pëlqen shumë

Gjërat mes Saimirit dhe Merit kanë ecur mjaft mirë edhe pas përfundimit të spektaklit “Love Story”. Në një intervistë për Revistën Bordo, ai ka treguar se lidhja në distancë është e vështirë për ta mbajtur, por pavarësisht kësaj, me Merin gjithçka ka ecur mirë.

Megjithatë, ai ka treguar një anë që ka zbuluar te Meri dhe s’e pëlqen shumë.

Si vazhdon marrëdhënia me Merin? Sa herë në ditë komunikoni?

Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua mu desh  të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do përpiqem që të shihemi sa më shpejt.

A është Meri jashtë spektaklit e njëjta me atë që njohe në muajt e Love Story?

Meri është një vajzë e mrekullueshme dhe e njëjta si e njoha në Love Story, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh sepse nuk i shkon. (Qesh)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *