Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e cila u regjistrua ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Në videot e publikuara dje, pronari i një lokali, i identifikuar si shtetasi Alban Çova, 48-vjeç ka pasur një përplasje me klientët. Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se motivi ka qenë fatura e cila ëhstë refuzuar të paguhet nga klientët.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.
Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj, ndërsa vijon puna për kapjen e pronarit.
https://www.priza.al/2022/08/07/e-rende-ne-sarande-pronari-i-restorantit-ndjek-nga-pas-me-thike-klientin/