Ndotet uji në Xhekson, banorëve iu këshillohet të lahen me gojën mbyllur

Një përmbytje dëmtoi qendrën e kullimit thuajse 200.000 njerëz në Xhekson, Misisipi nuk kanë ujë të pastër pasi .

“Është i pistë. Ky ujë është i pistë. Të gjithë janë të frustruar”, thotë një banor.

Mijëra njerëz qëndrojnë në radhë për ujë të pastër e të pijshëm.

“Nuk ka ujë për të pirë. Sinqerisht nuk dua as ta laj fëmijën tim në ujin e Xheksonit”, shton një nënë.

Banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që përballen me problemet e ujit.

“Fatkeqësisht kjo është bërë një normë e re për ne. Pas stuhisë së dimrit të shkuar që nisi në Shkurt, nuk ka kaluar asnjë muaj pa një paralajmërim që të ziejmë ujin ose të mos pasurit fare të tij”, thotë këshilltari i vendit.

“Kjo ka ndodhur çdo muaj. Është ndjesi e dhimbshme kur nuk ke ujë. Sidomos kur ke fëmijë të sapolindur”, thotë një grua teksa në sfond dëgjohet një zë që lajmëron “nuk ka ujë”.

Banorët janë këshilluar që të bëjnë dush me gojën mbyllur.

Shtatë distributorë shtetërorë të ujit u shtuan gjatë së enjtes për të plotësuar nevojat.

Ndërkohë, vendasit shtojnë se nuk duan “ujë ngjyrë kafe apo të gjelbër”, por do të bëjnë gjithçka është e nevojshme për t’i mbijetuar krizës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *