Ndryshe nga Rama, Balla: Gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla  dha një deklaratë për mediet ditën e sotme shprehu dëshirën për të vazhduar së bashku me opozitën rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Be. Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili një ditë më parë nga Brukseli deklaroi se nuk e di kush është opozita, Balla tha se synojnë që procesin dhe reformat t’i plotësojnë bashkë.

Balla: Kërkon përgjegjësi nga ana e çdo deputeti. Ky proces përfundimtar duhet të përfundojnë me një përafrim të plotë të legjistacionit shqiptar, mendoj që roli i Kuvendit është thelbësor. Gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën shqiptare pasi ky është një proces ku gjithë-përfshirja është thelbësore.

Ndërsa ditën e sotme, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE-së përballë kryeministrisë, kryeministri Rama u shpreh se do ta donte dhe opozitën, por kjo e fundit vazhdon të jetë në një hendek. Ndërkohë Balla theksoi se ftesa për opozitën që përfaqëson interesat e shqiptarëve është e sinqertë, duke lënë sërish jashtë PD-në e përfaqësuar nga Berisha.

Balla: Konferenca e parë ndërqeveritare ka definicion të qartë. Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që ka shprehur kryeministri sot, kur tha se duhet ta kemi opozitën, flas për atë opozitë të përgjegjshme, nuk flas për një element të caktuar që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë, ftesa është e sinqertë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *