Ndryshime në Drejtorinë e Doganave. Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli ka firmosur ndryshimin e drejtorit të Doganës së Tiranës. Për pasojë, Juljan Mehaj është larguar nga ky post. Në vendin e tij është emëruar Petrit Koçiaj.
Pas largimit, Mehaj transferohet me detyrë drejtor te drejtoria e Kontrolleve të Akcizës dhe pas Zhdoganimit (Aposteriori), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nuk dihen ende arsyet e këtij largimi, ndërkohë që ky ndryshim vjen pak ditë përpara zgjedhjeve.