Vetëm pak muaj nga ndryshimet e bëra në Kadastrën e Durrësit, është ndryshuar sërish drejtuesi i saj. Ditën e sotme, mësohet se është shkarkuar Xheni Agolli, e cila e ka marrë këtë detyrë më 12 dhjetor të vitit 2022.
Drejtuesi i komanduar i ASHK Durrës do të jetë Ilir Gjinali, i cili punon prej vitesh tashmë pranë këtij institucioni.
Pozicionin e kreut të Kadastrës në qytetin bregdetar e ka pasur Risena Xhaja, e cila dha dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.
Mbingarkesa dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit, kanë nxjerrë në dukje problematikat me të cilat është përballur ASHK në Durrës që nga viti 2019 e në vazhdim, kur kadastra dhe hipoteka u bashkuan në një agjenci të vetme.