Ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kush do të mbajë postin e Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.
Insuticioni do të drejtohet nga Artan Spahiu .
Spahiu ka eksperiencë si pedagog dhe drejtues në disa institucione për avancimin e reformave të ndërmarra prandaj Kushi ka shprehur besimin e saj se ky post po i lihet në duar të sigurta Artan Spahiu.
“Prezantuam në MAS Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, Dr. Artan Spahiu. Kam besim se me përvojën e tij të gjatë si pedagog dhe drejtues në institucione të arsimit të lartë, si dhe punën si avokat dhe jurist në institucione të administratës publike, me profesionalizëm dhe integritet të lartë, Artani do të japë kontribut për avancimin e reformave të ndërmarra në arsimin e lartë në Shqipëri”, shkruan Kushi në postim.