Vazdojnë ndryshimet brenda Partisë Demokratike. Ervin Salianji emërohet drejtuesi politik të qarkut Korçë. Kjo mësohet është vendimi më i fundit i marrë nga PD, e që kështu zëvëndëson Edmond Spahon e përjashtuar nga radhët e strukturave drejtuese të PD-së.
Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë të ditur vendimin e kryedemokratit Basha, i bazuar në nenin 33 të statutit. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.
Njoftimi i Bardhit për demokratët
Të nderuar Deputetë,
Të nderuar Kryetarë,
Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI
/Priza.al/