Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbulohet lëvizja e Gledis Nano-s, kush ikën dhe kush vjen

Emërimi i Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë është shoqëruar me ndryshime edhe të strukturës drejtuese të bluve.

Pak javë pas marrjes së detyres nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvëndës drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini, Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë si dhe Shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit.

Bëhet me dije se zëvendës drejtori për Rendin e Sigurinë Publike i policisë vendore është emeruar Alfred Elezi, Shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj si dhe Shef i Stacionit Policor të Shëngjinit është emeruar Ardit Çela.
Ky i fundit më parë ka mbajtur detyren e shefit të seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ndërsa të tjeret janë prurje të reja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *