Në postet drejtuese në disa drejtori të Policisë së Shtetit ka pasur ndryshime.
-Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër.
-Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.
-Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori.
-Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.
-Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara emrat konkretë.