Ndryshime në qeveri, ja kush emërohet zëvendësministre e Energjisë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka lajmëruar ditën e sotme disa ndryshime në qeveri ku ka emëruar Enkelejda Muçajn si zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

VENDIMI I PLOTË:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *