Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme emërimin e ri në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit.
Gjatë mbledhjes së qeverisë është emëruar Endrit Hoxha në postin e zv/ministrit në Ministrinë e Arsimit.
VENDIMI
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.