Ndryshime të reja në qeveri, ja lëvizja e radhës!

Albana Tole është emëruar zv.ministre e Arsimit dhe Sportit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ajo zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si  zëvendësministër i Arsimit.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *