Java e nëntë e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në dy ditë teksa të premten dhe të shtunën janë programuar të gjitha ndeshjet për t’i lënë më shumë kohë futbollistëve që të jenë me energji të plota në ndeshjen miqësore të Kombëtares në Arabinë Saudite.
Axhenda ka pësuar ndryshime teksa ndeshja Vllaznia – Bylis që ishte programuar të luhej të premten në rën 15:00 në Loro Boriçi, do të shtyhet për në orën 17:45 në të njëjtën ditë. Ndeshjet e tjera do të luhen normalisht në orarin e përcaktuar në fillim.