Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka nga Kuvendi tha se është kërkuar miratimi me urgjencë i akteve për simbolet kombëtare.
Xhaçka tha se këto ndryshime janë në përputhje me zhvillimet historike dhe se ka qenë një ndërhyrje modeste.
Sakaq shtoi se këto ndërhyrje do të reflektojnë në hapjen e një kapitulli të ri.
“Pranë flamurit tonë kombëtar në institucione të vendoset edhe flamuri BE. Janë ndryshime që përshtasim aspekte në përputhje me këtë zhvillim historik. Ky akt normativ u miratua me urgjencë për të qenë të përgatitur për takimet. Ky akt nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave. Është një ndërhyrje modeste, por me një rëndësi të madhe, pasi reflekton hapjen e një kapitulli.
Mbajtja e konferencës së parë dhe hapja e negociatave ishte jo thjeshtë njohja e punës që ka bërë Shqipëria, por edhe hapja e një kapitulli të ri për ngritjen e strukturës së negociatave të anëtarësimit”, tha ajo.