Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet për shkarkimin e Ahmetajt

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin, Arben Ahemetaj, duke i kaluar postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Burime për median bëjnë me dije se Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte për të miratuar vendimet. Mësohet se seanca është vendosur në për në orën 17:00 pasdite, si dhe pritet që të miratohen dekretet edhe nga presidenti Bajram Begaj ku do të hedhë edhe firën e parë.

Kujtojmë se ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar negociatori Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *